Mozzik dhe Lotina Haziri shijojnë momente romantike së bashku

0
37

Reperi i njohur Mozzik dhe moderatorja Lotina Haziri po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre, e cila tashmë ka kaluar afro një vit, shkruan 04 Online.

Çifti nuk ngurron të ndajë me publikun momentet e tyre të veçanta dhe romantike, duke dëshmuar lidhjen e tyre të fortë.

Mbrëmjen e kaluar, ata kanë kaluar kohë së bashku, ku Lotina ndau një moment të ëmbël në rrjetet sociale. Në fotografi, ajo shihet duke u puthur nga Mozzik në faqe, ndërsa të dy shoqërohen me nga një gotë verë.

Fansat kanë vërshuar me komente pozitive, duke i përgëzuar për lidhjen e tyre dhe për harmoninë që reflektojnë. Mozzik dhe Lotina vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolura në mediat rozë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here