Mourinho: Ndihem shumë i lumtur te Roma, por jam në fund të kontratës

0
240

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur së fundmi për eksperiencën e tij te “verdhekuqtë” dhe kontratën me klubin italian.

Portugezi theksoi se është i lumtur te Roma, por shtoi se vazhdimësia e bashkëpunimit do të varet e gjitha nga drejtuesit e klubit.

“Tani jam në Romë dhe po argëtohem shumë. Roma është një klub me ambicie dhe më pëlqen shumë të jem këtu. Jam i lumtur, por jam në fund të kontratës sime, ndërsa do të vendosë klubi për vazhdimësinë ose jo të bashkëpunimit. Tani për tani po fokusohem vetëm tek e tashmja dhe po shijoj këto momente sa më shumë që të jetë e mundur. Është një klub shumë i bukur me shumë njerëz të mirë, ata nuk janë lojtarët më të mirë në botë, por janë njerëz të mirë. Tifozët janë fantastikë, qyteti është befasues, jam shumë i lumtur, e përsëris”-deklaroi Jose Mourinho./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here