Motoçiklisti në Prizren u godit nga vetura e Policisë, dërgohet në spital me lëndime të rënda

0
707

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një motoçiklist është goditur nga një veturë e Policisë dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali publikoi sot pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihej se viktimës i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor e më pas është dërguar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren.  

“Rreth orës 07:45, ka ndodhur aksidenti mes veturës zyrtare dhe një motoçiklisti në rrugën “Smajl Kryeziu” në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi i veturës së PK-së është kyçur në rreth rrotullim dhe e ka goditur motoçiklistin. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar në Spitalin e Prizrenit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here