Sot në vend parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të pakta shiu dhe bore në disa zona. Reshjet pritet të jenë më të theksuara gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në pjesën tjetër të ditës moti do të mbetet me vranësira të dendura.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me intensitet mesatar deri të fuqishëm në disa lokalitete. Shpejtësia e saj do të lëvizë nga 15 deri në 41 km/h, duke krijuar ndjesi më të ftohtë për shkak të erës.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 2 deri në 7 gradë Celsius./04 Online














































