Moti sot: Vranësira dhe reshje shiu, priten rrebeshe të shoqëruara me bubullima

0
34

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë gjithë ditës, ndërsa intensifikimi i tyre pritet në orët e pasdites dhe mbrëmjes, shkruan 04 Online.

Në disa zona, reshjet do të jenë në formë të rrebesheve të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, duke sjellë një situatë të paqëndrueshme atmosferike.

Era do të fryjë nga veriu me një shpejtësi që varion nga 10 deri në 35 km/h, duke ndikuar në ndjesinë termike të temperaturave.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta, minimalet do të lëvizin nga 3 deri në 5°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë vlerat prej 8 deri në 14°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here