Moti sot: Vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, temperatura deri në 6°C

0
68

Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, ndërkohë që herë pas here do të ketë edhe intervale të shkurtra me diell, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi që do të variojë nga 10 deri në 25 kilometra në orë.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 6 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here