Një sistem frontal pritet të depërtojë sot nga perëndimi drejt lindjes së vendit, duke sjellë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit. Sipas parashikimeve, reshjet në disa zona do të paraqiten në formë rrebeshi, me intensitet të përkohshëm më të lartë.
Gjatë ditës moti do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta të shoqëruara me intervale të shkurtra kthjellimesh. Në disa rajone reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë orëve të pasdites, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 55 km/h, duke qenë herë pas here mjaft e fuqishme. Në orët e mbrëmjes, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore, drejtimi i erës do të ndryshojë nga veriu.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius./04 Online














































