Sot pritet një ditë me mot shumë të nxehtë dhe me diell gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në pasdite parashikohen ndryshime atmosferike në disa zona të vendit, shkruan 04 Online.
Sipas parashikimeve, pasdite do të ketë vranësira të pjesshme me zhvillim vertikal, kryesisht në zonat malore dhe rajonet përreth – përfshirë veriun, verilindjen, veriperëndimin, perëndimin dhe jugun. Këto zhvillime mund të sjellin rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri.
Era do të fryjë nga verilindja dhe, në zona me zhvillime atmosferike, mund të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 36°C./04 Online