Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe periudha të shkurtra me diell. Gjatë ditës, në zona të caktuara, priten reshje lokale shiu, herë pas here në formë të rrebesheve, shkruan 04 Online.
Sipas parashikimeve, reshjet më të theksuara do të jenë në orët e para të ditës dhe deri në mesditë. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për vetëtima dhe bubullima në disa rajone.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi që varion nga 10 deri në 35 km/h, duke ndikuar në ndjesinë e temperaturës.
Temperaturat do të jenë relativisht të freskëta për këtë periudhë të vitit. Minimalet do të lëvizin nga 6°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 12°C deri në 15°C./04 Online