Sot në Kosovë parashikohet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të pakta lokale bore, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë paradites. Gjatë ditës priten edhe intervale me diell, të cilat do të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 7°C.
Në rajon, përkatësisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të karakterizohet nga diell dhe vranësira lokale, me më shumë kthjellime gjatë orëve të pasdites. Reshje të pakta bore mund të paraqiten vetëm në mëngjes.
Sipas parashikimeve, dita e hënë do të sjellë mot më të ngrohtë, me diell dhe pa reshje. Ndërkaq, të martën pasdite vonë pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, i cili mund të sjellë reshje kalimtare shiu dhe bore, veçanërisht në zonat kodrinore-malore./04 Online














































