Moti sot në Kosovë: Nis i kthjellët, pasdite reshje shiu dhe bore

0
56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e sotme do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara. Megjithatë, gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke sjellë reshje lokale të shiut të përziera me borë, shkruan 04 Online.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -9°C deri në -5°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga -2°C deri në 4°C.

Era do të fryjë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 1-3 m/s. Qytetarët këshillohen të marrin masa për motin e ftohtë dhe ndryshimet e papritura atmosferike./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here