Sot, Kosova do të përballet me një mot kryesisht të vranët dhe temperatura të ulëta, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK). Gjatë ditës priten intervale me reshje shiu, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe ngrica, duke krijuar kushte të vështira për qarkullim, shkruan 04 Online.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 5°C në pjesën e ditës. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë, 1-3 m/s, duke e bërë ndjesinë e të ftohtit edhe më të theksuar./04 Online