Sot do të mbizotërojë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira, ndërsa pasdite ka mundësi për reshje të dobëta dëbore, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, përreth vargmaleve të Sharrit, shkruan 04 Online.
Edhe pjesa qendrore mund të shohë ndonjë fjollë bore. Megjithatë, intervalet me diell nuk do të mungojnë.
Era do të fryjë lehtë deri mesatare nga drejtimi verior dhe verilindor me shpejtësi 3-6 m/s. Temperaturat minimale do të zbresin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale priten të jenë nga 0°C deri në 3°C./04 Online