Moti sot me përkeqësim të situatës nga vërshimet – reshje të dendura dhe rrebeshe gjatë ditës

0
46

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të vazhdueshme shiu. Në intervale të caktuara, reshjet pritet të jenë më intensive, duke u paraqitur në formë rrebeshi. Lokalisht mund të shfaqen edhe vetëtima dhe bubullima.

Si rezultat i sasisë së madhe të reshjeve ditëve të fundit, pritet përkeqësim i situatës me vërshime, sidomos në zonat që tashmë janë prekur. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht pranë shtretërve të lumenjve dhe zonave të ulëta.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi 5–29 km/h.

Temperaturat minimale sot do të jenë ndërmjet 2 dhe 6°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin prej 8 deri në 11°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here