Pas mëngjesit me ngrica e mjegull përgjatë ultësirave, ditën e mërkurë, më shumë vranësira shtrihen mbi vend, por pa mundësi për të reshura.
Temperaturat minimale zbresin në -4C e -2C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 7C e 9C.
Vranësira të shumta kalojnë mëngjesin e së enjtes, me mundësi edhe për ndonjë rigë shiu, derisa orëve të pasdites do të ketë edhe intervale me diell.
Të premten kohëpaskohe paraqiten kushte për të reshura shiu, derisa viseve malore edhe bore. Mot i ndryshueshëm mund të mbajë ditën e shtunë, me intervale me diell, por se paraqiten edhe kushte për të reshura shiu, ndërsa orëve të mëngjesit të përziera edhe me borë.
Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e ato minimale ndërmjet -2C e 2C, njofton Prishtina Weather.