Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët dhe me temperatura të larta për këtë periudhë të vitit, shkruan 04 Online.
Sipas parashikimeve, sot pritet mot me diell dhe me pak vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 29°C në disa zona të ulëta të vendit.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë./04 Online