Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta

0
74

Gjatë ditëve të fundit, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, territori ynë ishte përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura maksimale ditore që janë luhatur ndërmjet 29-39 gradë Celsius.

IHMK thotë se kjo situatë meteorologjike është karakterizuar nga masat ajrore të nxehta, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të temperaturave mbi vlerat e mesatareve për këtë periudhë të vitit.

Por, sipas parashikimeve sinoptike, gjatë fundjavës pritet një ndryshim i theksuar i kushteve atmosferike, i cili do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale.

“Ky ndryshim lidhet me depërtimin e masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit, të cilat do të ndikojnë në stabilizimin gradual të motit”, thotë IHMK-ja.

Instituti thotë se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, tha IHMK-ja.

Me gjithë uljen e temperaturave maksimale këtë fundjavë, instituti thotë se indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHP-së mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here