Moti sot: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje me baltë

0
55

Sot në vend parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë ditës pritet të ketë mundësi për reshje të izoluara shiu në disa zona të caktuara, të cilat nuk do të jenë të përhapura në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve, në atmosferë do të ketë prani të grimcave të pluhurit saharian. Kjo nënkupton se në ato rajone ku do të ketë reshje, shiu mund të jetë i përzier me baltë, duke lënë gjurmë mbi automjete dhe sipërfaqe të tjera të hapura.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi që do të lëvizë nga 7 deri në 24 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here