Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në orët e para të ditës mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu, veçanërisht në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit. Gjatë ditës, nuk përjashtohet mundësia për reshje të lehta dhe sporadike në disa zona.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, duke arritur herë pas here shpejtësi deri në 65 km/h, çka mund të krijojë ndjesi më të freskët, shkruan 04 Online.
Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku ato minimale do të lëvizin nga 9°C deri në 11°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18°C deri në 20°C./04 Online