Dita e sotme pritet të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit. Megjithatë, pasdite pritet një ndryshim i lehtë i kushteve atmosferike, me vranësira të pjesshme që mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu dhe shkarkesa rrufesh, kryesisht në zonat malore, shkruan 04 Online.
Era do të jetë e paqëndrueshme në drejtim, ndërsa herë pas here pritet të fryjë me intensitet më të lartë, duke arritur shpejtësi prej 10 deri në 40 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë të larta, me minimalet që do të lëvizin nga 13 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të ngjiten deri në 31-34°C, duke sjellë një ndjesi verore në të shumtën e vendit./04 Online