Moti sot: Diell gjatë ditës, acar i fortë në orët e mëngjesit

0
70

Ditën e sotme në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa orët e mëngjesit do të karakterizohen me acar të fortë, sidomos në zonat malore dhe ultësirat.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që do të arrijë nga 10 deri në 34 km/h, pa pritur shqetësime të theksuara.

Sa i përket temperaturave, vlerat minimale do të zbresin nga -7 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të ngjiten nga 3 deri në 7 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here