Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por orët e mëngjesit do të shoqërohen me acar të fortë, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga 10 deri në 32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 10°C./04 Online