Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në orët e hershme të mëngjesit, si dhe gjatë mbrëmjes, pritet acar i fortë, që mund të krijojë kushte të vështira, sidomos në zonat malore dhe rrugët dytësore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe herë pas here, lokalisht, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që do të arrijë nga 15 deri në 42 km/h.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -8 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius. Vlera pozitive të temperaturës pritet të shënohen kryesisht në zonën e Rrafshit të Dukagjinit./04 Online














































