Sot pritet një ditë me mot të paqëndrueshëm në vend, me vranësira të ndryshueshme që do të dominojnë qiellin dhe intervale me diell herë pas here. Që nga orët e para të mëngjesit, në disa zona priten zhvillime të reshjeve lokale, përfshirë edhe rrebeshe të shoqëruara me bubullima, shkruan 04 Online.
Në disa rajone ekziston mundësia për stuhi më intensive, të cilat mund të shoqërohen me breshër dhe erëra të fuqishme. Erërat do të fryjnë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi 4 deri në 11 metra për sekondë, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet një ndryshim i drejtimit të tyre në veriore.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit, me vlerat maksimale që pritet të luhaten nga 20°C deri në 23°C./04 Online