Moti për sot: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të izoluara

0
97

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të herëpashershme të shoqëruara me intervale me diell. Në disa zona, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, parashihen reshje të izoluara shiu, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe pritet të jetë e fuqishme në periudha të caktuara, me shpejtësi që mund të arrijë nga 17 deri në 50 kilometra në orë.

Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë. Ato minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 18 deri në 22°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here