Moti për sot: Reshje shiu, bubullima dhe ulje temperaturash

0
56

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në gjithë vendin, i shoqëruar me reshje shiu që herë pas here mund të jenë më intensive, sidomos në formë rrebeshi me vetëtima dhe bubullima, shkruan 04 Online.

Sipas parashikimeve, pluhuri saharian që ka mbuluar rajonin ditëve të fundit do të nisë të largohet gradualisht, duke përmirësuar cilësinë e ajrit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi mes 16 dhe 39 km/h, ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë. Vlerat minimale do të luhaten nga 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të kalojnë 13°C.

Pritet që moti i paqëndrueshëm të vijojë edhe gjatë fundjavës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here