Intervale me diell e vransira do të ketë ditën e martë. Orëve të pasdites më vonë priten mundësi për zhvillime edhe të ndonjë rrebeshi të shkurtër me bubullima, fillimisht rreth viseve malore, që mund të shtrihen edhe në zona të ulëta.
Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 29C e 31C, njofton Prishtina Weather.
Mot kryesisht me diell parashihet edhe gjatë pjesës tjetër të javës, por se orëve të pasdites nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë zhvillim rrebeshi të shkurtër shiu, kryesisht përreth zonave malore.
Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 32C e 33C, ditën e premtë dhe të shtunë.