Moti për ditën e sotme: Me diell e vranësira

0
72

Sot parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front i ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, të shoqëruara edhe me erëra mjaft të forta.

Reshjet më të përqendruara dhe më intensive parashihen në gjysmën e sipërme të territorit të Kosovës, njotfon MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që në momente të caktuara do të variojë nga 20 deri në 80 km/h. Kjo sjell rrezik për dëme materiale, ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e rrëzimit të pemëve apo shtyllave.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 33°C. Gjatë kalimit të frontit, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur nën 20°C në shkallë vendi, ndërsa në zonat veriore deri rreth 15°C. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here