Moti mjaft i këndshëm dhe stabil do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të kësaj jave, por në fund të javës parashihet ndryshim i kushteve sinoptike.
Blloku i fuqishëm anticiklonik të cilin e kemi sqaruar në disa postime paraprake do të fillojë të “shembet” diku afër ditës së premte për shkak të ardhjes së një mase ajrore ciklonik e cila nga Atlantiku do të depërtojë në Alpe dhe nga Alpet drejt Gjirit të Gjenovës ku zakonisht krijohen ciklonet sekondare që vijnë në rajonin tonë. Cikloni do të vjen shpejtë dhe do të fuqizohet në territorin e Greqisë duke kushtezuar reshje shiu e bore në viset malore.
Me kalimin e bërthames ciklonike në Greqi dhe Turqi do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu të cilat gjatë fundjavës do të kushtëzojnë ulje të temperaturave në territoret tona, por deri atëherë do të vazhdojë ardhja e vazhdueshme masave të ngrohta ajrore nga jugperëndimi.
Pra, gjatë kësaj jave na pret mot mjaft i ngrohtë në fillimet e javes. Në mesjavë ulje krejtësisht të lehta të temperaturave e në fundjavë ulje të ndjeshme të temperaturave. Reshje atmosferike deri në fundjavë nuk do të ketë.
Gjatë ditës së premte dhe të shtunën në viset bregdetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi, vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë e më pastaj reshjet e shiut do të përfshijnë tërë rajonin e viset malore edhe reshje bore.
Temperaturat në zonat më nxehta të vendeve tona mund të arrijnë deri në 28 gradë Celsius, madje mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më lartë. Në Kosovë deri në 26 gradë Celsius e ndonjë gradë më lartë në Maqedoninë veriore e Mal të Zi. Për fundjavë ulje e temperaturave në tërë rajonin./MeteoBallkan