Gjatë ditës së martë vranësirat dominojnë qiellin mbi vend, herë-herë lokalisht edhe mund të ketë reshje të dobëta bore.
Në aspektin termik do të mbajë mot shumë i ftohtë, me minimale që zbresin në -4C e -2C, derisa maksimalet shkojnë deri në -1C e 2C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja, 5-12m/s.
Kthjellime parashihen për ditën e mërkure dhe të enjte, mirëpo që do të mbetet mot shumë i ftohtë, me minimale deri në -7C e -8C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 2C, njofton Prishtina Weather.
Të premten vranësira kalojnë mbi vend, me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore. Të dielën sërish kthjellime.