Moti i ftohtë sjellë viruse të shumta

0
89

Moti i ftohtë dhe i thatë që ka përfshirë këtyre ditëve territorin e Kosovës pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim.

Zyrtarë të Institutit Hidrometeorologjik paralajmërojnë përmirësime të motit. Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik, Sylë Tahirsylaj, p për rtvfan.net deklaroi se gjendja aktuale sinoptike do të jetë e qëndrueshme deri në ditët në vijim, kur do të fillojë edhe ulja e temperaturave.

Jemi afër sezonit të dimrit dhe moti do të jetë i ndryshueshëm, do të ketë intervale me diell, vranësira, deri në fund të javës do të jetë mot i ftohtë me acar, temperaturat minimale do të luhaten nga -6 deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato më të lartat ditore do të shkojnë deri në -3 gradë Celsius.

Kjo gjendje sinoptike do të jetë e qëndrueshme deri në ditën e shtunë, kur fillon rritja e temperaturave minimale dhe maksimale. Temperaturat do të jenë mbi 0 që nga java e ardhshme”, ka thënë Tahirsylaj për rtvfan.net. Ai bëri të ditur se sasia e reshjeve do të jetë brenda vlerave të pranueshme sipas kushteve klimatike në vendin tonë.

Ai ka shtuar se Kosova i takon brezit të klimës kontinentale të ashpër malore me përmasa të klimës mesdhetare që vjen përgjatë ujë rrjedhave të Drinit të Bardhë dhe shtrihet në rrafshin e Dukagjinit, andaj, ulja e temperaturave është krejtësisht normale.

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, e shoqëruar me luhatje të ndjeshme, ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa më të prekur janë fëmijët dhe moshat e vjetra. Të dhënat nga Mjekësia Familjare flasin se shumica e të prekurve janë me simptoma të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme.

Doktoresha Luljeta Ahmeti, specialiste në Mjekësinë Familjare për rtvfan.net deklaroi se me rastin e uljes së temperaturave që ndikon drejtëpërdrejt në shëndetin e pacientëve, është rritur edhe numri i pacientëve . ” Mosha që më së shumti preken nga ulja e temperaturave janë sidomos fëmijët dhe pleqtë, por ka edhe të moshës deri në 50 vjeç. Ulja e temperaturave sjellë ftohje në organizëm si bronhiti dhe anglama lakunare ose fyti që janë rastet më të shpeshta.

Në mëngjes ta mbështjellim gojën mirë që të mos thithim ajër të ftohtë, ndërsa ju këshillojë që të përdoren lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet” tha Ahmeti për rtvfan.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here