Mot me vranësira, rrebeshe dhe ulje të temperaturave gjatë mbrëmjes

0
100

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell. Gjatë ditës mund të ketë reshje të izoluara, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet depërtimi i një fronti të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, i cili do të sjellë reshje më të dendura në tërë vendin, shkruan 04 Online.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë rrebeshi dhe mund të shoqërohen me vetëtima e bubullima. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa në mbrëmje do të marrë drejtimin nga veriu, duke u bërë herë pas here e fuqishme me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen nga 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 20°C. Në mbrëmje pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave si pasojë e frontit të ftohtë që po afrohet./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here