Sot në Kosovë parashikohet të mbaj mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-44 km/h.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin prej -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15 gradë Celsius.