Mot me vranësira dhe intervale me diell sot në vend

0
73

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të pjesshme dhe periudha me diell. Në orët e para të mëngjesit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, por gjatë pasdites vranësirat do të fillojnë të tërhiqen gradualisht, duke sjellë kthjellime në shumë zona të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi që do të arrijë nga 10 deri në 27 km/h.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen ndërmjet 6 dhe 9°C, ndërsa ato të mesditës dhe pasdites pritet të arrijnë deri në 12-15°C, duke krijuar një ndjesi të freskët tipike për ditët e mesit të tetorit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here