Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona pritet të ketë riga të izoluara shiu, ndërsa gjatë pasdites vonë pritet përmirësim dhe kthjellim i motit, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10 deri në 35 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 16 deri në 20 gradë Celsius./04 Online