Mot me reshje të lehta në orët e para – përmirësim gradual gjatë pasdites

0
97

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona të izoluara, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit, shkruan 04 Online.

Sipas parashikimeve, nga pasdita vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, duke sjellë kthjellime të pjesshme dhe përmirësim të kushteve atmosferike.

Era do të jetë aktive, me drejtim të ndryshueshëm dhe herë pas here do të fryjë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që do të variojë nga 18 deri në 48 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 4 dhe 7°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 17°C, duke ruajtur një ndjesi të lehtë pranverore, pavarësisht vranësirave të paradites./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here