Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jenë kohë pas kohe intensive, në formë rrebesheve të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, herë pas here mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 55 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, ku minimalet do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë vetëm nga 13 deri në 17°C./04 Online














































