Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në të gjithë vendin, me përjashtim të disa vranësirave të ulëta që do të shfaqen në orët e mëngjesit, kryesisht të përqendruara në zonat jugore dhe juglindore.
Mëngjesi do të karakterizohet nga acar i fortë, ndaj këshillohet kujdes i shtuar, sidomos në qarkullim.
Era do të fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -9 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 0 deri në 4 gradë Celsius./04 Online














































