Sot vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i konsiderueshëm i vranësirave, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit. Në këto zona nuk përjashtohen reshje të pakta dhe lokale shiu.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të ndryshueshëm. Në disa zona pritet të jetë mjaft e fuqishme, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 56 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 0°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 9 dhe 13°C./04 Online













































