Mot me diell dhe temperatura të larta

0
86

Të martën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në gjithë vendin. Temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke e bërë ditën tipike verore për shumicën e rajoneve, shkruan 04 Online.

Megjithatë, në orët e pasdites parashikohen zhvillime të vranësirave lokale në zonat malore të jugut dhe perëndimit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, të shoqëruar me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me intensitet mesatar deri në të fortë, me shpejtësi nga 10 deri në 38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 31°C, duke krijuar kushte për një ditë të nxehtë dhe me ndjesi të theksuar verore./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here