Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, tipik për stinën e pranverës. Temperaturat do të jenë të këndshme gjatë ditës, ndërsa mëngjeset do të jenë pak më të freskëta, shkruan 04 Online.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22°C, duke krijuar kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë.
Era do të jetë aktive në disa pjesë të vendit, por veçanërisht në regjionin e Gjakovës, ku pritet të fryjë me intensitet të lartë. Ajo do të vijë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që herë pas here do të arrijë nga 20 deri në 50 km/h.
Këshillohet kujdes për banorët e zonave të prekura nga era e fuqishme, veçanërisht për ata që punojnë në ambiente të hapura apo që planifikojnë udhëtime gjatë ditës.
Mot i qëndrueshëm pritet të mbizotërojë edhe në ditët në vijim./04 Online