Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në gjithë vendin. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të karakterizohet me kthjellime dhe temperatura në rritje, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi që varion nga 10 deri në 35 kilometra në orë, duke sjellë ndjesi freskie sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 31 gradë Celsius, duke e bërë ditën mjaft të nxehtë, veçanërisht në orët e mesditës./04 Online