Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Sipas parashikimeve meteorologjike, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të izoluar, veçanërisht në orët e pasdites, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, duke arritur kohë pas kohe intensitet të lartë në disa zona. Shpejtësia e saj pritet të lëvizë nga 15 deri në 53 kilometra në orë, duke mundësuar një ndjesi më të freskët, sidomos në terrenet e hapura.
Temperaturat do të jenë të këndshme për këtë periudhë të pranverës. Minimalet do të sillen ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të ngjiten në vlerat prej 22 deri në 26 gradë Celsius./04 Online