Mot i vranët sot, me reshje të dobëta bore dhe erë të fuqishme nga juglindja

0
52

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa intervale kohore dhe zona të caktuara parashikohen reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor, herë pas here me intensitet të shtuar, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 49 km/h.

Sa i përket temperaturave, vlerat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të jenë ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius.

Kushtet atmosferike sugjerojnë mot të ftohtë dhe me vranësira gjatë gjithë ditës, me mundësi për reshje sporadike bore në disa zona./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here