Sot në vend parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të përziera dimërore. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet gjatë pjesës më të madhe të ditës do të jenë kryesisht në formë shiu, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet që ato të shndërrohen gradualisht në shqotë dhe borë.
Gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh, me theks të veçantë në zonën e Rrafshit të Dukagjinit.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që do të luhatet ndërmjet 10 dhe 35 km/h.
Sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 5 gradë Celsius./04 Online













































