Mot i vranët gjatë gjithë ditës, temperaturat zbresin deri në -2°C

0
53

Sot në vend parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë orëve të mëngjesit, lokalisht pritet të shfaqet mjegull në lugina dhe zona të ulëta, e cila mund të kufizojë dukshmërinë.

Gjatë ditës, në disa zona ekziston mundësia për reshje të izoluara shiu, ndërsa në orët e mbrëmjes nuk përjashtohet mundësia e ndonjë fjolle bore.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 25 km/h. Temperaturat do të shënojnë rënie, me vlera minimale që do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here