Mot i vranët dhe reshje shiu, rrebeshe më intensive në Rrafshin e Dukagjinit

0
62

Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu herë pas here. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet në disa zona pritet të paraqiten në formë të rrebesheve.

Reshjet më të theksuara pritet të përfshijnë Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht pjesën juglindore, ku lokalisht ato mund të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi që pritet të arrijë nga 10 deri në 30 kilometra në orë.

Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë rënie. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 9 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here