Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu që herë pas here do të jenë më intensive. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të paraqiten në formë rrebeshi gjatë orëve të para të 24-orëshit, ku lokalisht mund të shoqërohen edhe me vetëtima dhe bubullima, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan 04 Online.
Në zonat e larta malore, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë, duke sjellë pamje tipike dimërore edhe pse jemi në fillim tetori.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, mesatare deri e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 15 deri në 40 km/h, duke krijuar ndjesinë e ftohtit në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme krahasuar me ditët e kaluara. Vlerat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë vetëm nga 8 deri në 11°C./04 Online