Mot i vranët dhe me intervale dielli, temperaturat deri në 3°C

0
53

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga –8 deri në –4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.

Kushtet atmosferike pritet të jenë të qëndrueshme, pa reshje, por me ndjesi të motit të ftohtë sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here