Mot i qëndrueshëm sot, me diell dhe vranësira të herëpashershme

0
55

Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit, pritet të ketë mjegullinë, e cila mund të ulë përkohësisht dukshmërinë.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 10 deri në 22 km/h.

Sa i përket temperaturave, vlerat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here